Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkrihet Gjykata e Krimeve të Rënda, KLGJ emëron gjyqtarët

schedule18:24 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 18:24 - 18 Dhjetor, 2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor emëroi gjyqtarët që do të jenë pjesë e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar, një institucion i ri i sistemit të drejtësisë. Në të dy shkallët e kësaj gjykate speciale u emëruan gjyqtare që deri tani kanë shërbyer në shkallën e parë dhe Apelin e Krimeve të Rënda.

Pas  14 vitësh pushon së funksionuari Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të rënda në të dy shkallet.  Të enjten  8 prokurorët e SPAK nisin detyrën e re në Prokurorinë e Posaçme antikorrupsion. Duke nisur nga 19 dhjetori do të krijohet edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të ëmërojë të gjithë gjyqtarët e gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit të Krimeve të Rënda që kishin dhënë pëlqimin për të qenë pjesë e ketij inmstitucioni te ri të drejtësisë.  Për tu emëruar në gjykatën speciale nuk është kusht që gjyqtarët të kenë kaluar vettingun, por ata që kanë marrë vendim të formës së prerë do të kene mandat të përhershëm.

Në apelin e Gjykatës së Posaçme u emeruar nga KLGJ  5 gjyqtarë me mandat të përhershëm.

-Albana Boksi

-Nertina Kosova

-Dhimitër Lara

-Saida Dollani

-Sokol Binaj

Ndërsa në gjykaten e shkallës se parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë emëruar nga KLGJ 13 gjyqtarë të tjerë që kishin dhënë pëlqimin.

-Nure Dreniu

-Daniela Shirka

-Etleva Deda

-Flora Haredinaj

-Irena Gjoka

-Marsela Balili

-Miliana Muca

-Ardit Mustafaj

-Bib Ndreca

-Fran Prendi

-Klodian Kurushi

-Sander Simoni

 

Këshilli i lartë gjyqësor ka vendosur gjithashtu edhe trasferimin e gjyqtarëve të cilët janë pezulluar nga detyra pasi janë shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut. 6 gjyqtarët duhet të emërohen në një tjetër gjykatë deri sa të shprehet Kolegji i Posacëm i Apleimit që ështe hallka e fundit e vettingut. KLGJ i ka emeruar në gjyatën e Apelit e Durrësit, Vlorës, Korcës, ndërsa Luan Hasnezirin në gjykatën e shkallës së parë Tiranë.

-Dhurata Haveri

-Femi Petku

-Gjovalin Përnoca

-Gurali Brahimllari

-Idriz Mulkurti

-Luan Hasneziri

Ndërkohë KLGJ e ka emëruar Dritan Hallunaj në gjykatën e shkallës së parë Tiranë, detyrë të cilën do ta ushtojë kur t’i mbarojë mandati si Antar i Qeverisë së Gjyqësorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!