“Shkoni shpesh pranë domateve”, Rama replika me Tabakun: Ju kemi siguruar sfondin plot, të dukeni mirë

schedule12:54 - 16 Qershor, 2022

schedule 12:54 - 16 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabaku, pasi kjo e fundit tha se qeveria po merr borxh për të shlyer borxhet.

Për të vënë në dukje rritjen e eksporteve, Rama ironizoi me Tabakun, duke thënë se bën video dhe foto në tregjet e fruta-perimeve dhe shtoi se qeveria është siguruar që ky sfond të jetë me shkëlqim.

“Ju shikoj shpesh që shkoni pranë domateve dhe zarzavateve për të bërë propagandë, mirë bëni. Ne sigurohemi që të ketë më shumë domate në treg, në eskport dhe në këtë sasi domatesh ne sigurohemi të keni sfondin plot.

Dukeni më mirë me gjithë ato domate të bukura plot shkëlqim në sfond. Dhe ne na vjen mirë që ju dukeni më mirë se jeni. Se po të mendosh si jeni këtu është për të marrë mikrofonin për ngushëllime, të paktën del ndonjë si Tabaku me domate dhe mollë dhe i jep një llojë ngjyre kësaj punës tuaj që është një film bardhezi. Dhe një gjë të fundit. Domatet janë fakte patjetër dhe janë aq shumë fakte sa mjafton të shikosh shifrat e eksportit për të kuptuar pse nuk ngjisni ju fare me eksportin.

E fundit është zonjaTtabaku, si ka mundësi që të paktën një shifër që është në raport dhe ka domethënie sa shumë të tjera, ju ta merrni dhe e ktheni sikur është problem. Kreditë e këqija sot në krahasim me atë që ishin kur ne morëm detyrën 5 me 24%, ku gjendet kjo kurajo. E kuptoj forcën adrenilike të domateve, por jo këtu”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!