Shkon të tre numri i viktimave nga aksidenti në Kosovë, 8 të tjerë të lënduar

schedule11:29 - 10 Janar, 2022

schedule 11:29 - 10 Janar, 2022

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në aksin Podujevë-Prishtinë. Mediat vendase bëjnë me dije se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i tretë ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, bashkë me 8 të lënduarit e tjerë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nga aksidenti i djeshëm ku ishin të përfshira tri makina, kanë mbetur të lënduar edhe tetë persona tjerë.

“Podujevë, 09.01.2022 – 09:35. Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një  shtetas i Austrisë”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia./ Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!