Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën po shkon në 22 milion.
Deri më tani, rezulton se në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus të paktën 21,974,080 ndërsa numri total i viktimave është rritur në 776,154.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me më shumë se 5.46 milion raste dhe më shumë se 171,343 jetë të humbura si pasojë e Covid-19.
Brazili është vendi me numrin e dytë më të lartë të rasteve të regjistruara dhe vdekjeve ndërsa numëron 3.36 milion raste dhe 108,536 viktima.
Vendi i Amerikës Latine pasohet nga India, që deri më tani ka regjistruar 2.7 milion raste dhe Meksika ku janë konfirmuar 57,023 raste fatale. /abcnews.al/