Shkon në pesë numri i viktimave nga sulmi në Strasburg

schedule12:42 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 12:42 - 17 Dhjetor, 2018

Zyra e Prokurorit në Paris konfirmoi viktimën e pestë të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg, që ndodhi një javë më parë. Viktima ishte nga Polonia. Autori i sulmit u ekzekutua nga agjentët e policisë të enjten e kaluar në përpjekje për ta arrestuar. Shekatt, i lindur në Strasburg, ishte një emër i njohur për shërbimet e sigurisë në Francë.

Ai ka qenë në listën e personave që përbëjnë rrezik potencial për sigurinë kombëtare. Agjencia e lajmeve të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Amaq, konfirmuan se ai ka qenë “ushtar i ISIS”. Të dielën qindra persona janë mbledhur në një tempull në Strasburg për të nderuar viktimat me lexime dhe këngë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!