Ka shkuar në mbi 24 milion numri i personave të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, deri më tani, numri i të infektuarve është 24,092,709.
Prej këtyre personave, për fat të keq, 824,194 e kanë humbur betejën me sëmundjen. Ndërsa, 16.6 milion të tjerë rezultojnë të jenë shëruar nga Covid-19.
Nga totali i të infektuarve, rreth 6 milion janë vetëm nga SHBA, vendi ku është regjistruar numri më i lartë i rasteve. Ndërsa, numri i viktimave ka shkuar në 182,421.
Kurse në Brazil, vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia, numri i të infektuarve rezulton të jetë 3,6 milion ndërsa ai i viktimave 116,666.
India, që në të tetën ditë radhazi konfirmon mbi 60 mijë raste ditore, numëron deri më tani 3.2 milion të infektuar ndërsa 59,645 janë rastet fatale. /abcnews.al/