Një rast i ri është konfirmuar sërish me koronavirus në Dibër duke e çuar në 9 numrin e të infektuarve në këtë qark.
Burime për Abc News bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar 23 tamponë, ku ka rezultuar pozitiv vetëm një rast në Peshkopi.
LEXO EDHE: Sërish shifra të larta të infektuarish me Covid, konfirmohen 74 raste të reja
I infektuari është një nga familjarët e dy rasteve të para , të cilat u infektuan në QSUT.
Ndërkohë këtë të dielë në vendin tonë janë konfirmuar pozitive me koronavirus 74 raste të reja duke e çuar në 2893 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 76. /abcnews.al