Shkon në 8 numri i të infektuarve në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë

schedule12:12 - 30 Nëntor, 2020

schedule 12:12 - 30 Nëntor, 2020

Dy raste të reja me COVID-19, janë konfirmuar ditën e sotme në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se në këtë institucion, me dy rastet e sotme ka arritur në 8 numri i stafit të infektuar.

Lexo edhe: Infektohet më COVID-19 një tjetër kujdestare në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë

Sot nga ISHP janë bërë tamponet për një pjese tjetër të stafit dhe për katër fëmijë. Në këtë institucion janë 22 fëmijë, të moshës 0-6 vjeç.

Sakaq pritet që ISHP të vendosë se çfarë do ndodhë me Shtëpinë e Foshnjës pas rasteve të raportuara pozitivë me COVID-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!