Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shkon në 8 numri i punonjësve me Covid-19, Hipoteka e Korçës kyçet deri në 25 Tetor

schedule09:19 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:19 - 22 Tetor, 2020

Hipoteka e Korçës do të vijojë që të qëndrojë e mbyllur deri në datë 25 Tetor, pasi 6 punonjës rezultuan të infektuar me Covid-19 duke e çuar në 8 numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni. Dy punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.

Ditën e djeshme, drejtoria vendore e institutit të shëndetit publik në zbatim të masave për parandalimin e Covid 19 ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, ndërkohë që drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25 Tetor.



Mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve. Po ashtu është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!