Shkon në 7 milion numri i të shëruarve nga Covid-19 në botë, 553 mijë të tjerë humbin jetën

schedule16:27 - 9 Korrik, 2020

schedule 16:27 - 9 Korrik, 2020

Ka shkuar në më shumë se 7 milion numri i personave që e kanë fituar betejën me koronavirusin në të gjithë botën.

Në bazë të të dhënave të pasqyruara në worldometer, rezulton se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, nga Covid-19 janë shëruar të paktën 12,212,273 persona.

Ndërsa, për fat të keq, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 553,180 persona.

Dy vendet me numrin më të madh të të shëruarve deri më tani janë SHBA dhe Brazili, përkatësisht me rreth 1,4 milion dhe rreth 1.2 milion të shëruar. Megjithatë këto janë edhe dy shtetet më të prekura nga pandemia që mbajnë edhe numrin më të lartë të të infektuarve.

SHBA numëron 3.1 milion të infektuar ndërsa Brazili 1.7 milion të tillë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!