Shkon në 69 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 940 të plagosur

schedule22:20 - 1 Nëntor, 2020

schedule 22:20 - 1 Nëntor, 2020

Është rënduar bilanci i viktimave nga tërmeti i Izmirit në Turqi, ku 69 persona kanë humbur jetën dhe 940 persona kanë mbetur të plagosur.

Përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vijojnë në 9 ndërtesa.

Numri i qytetarëve të mbijetuar nga rrënojat arriti në 104.

“Kemi 243 pacientë në spitalet tona në vëzhgim. Mund të them se gjendja e 3 prej tyre është e rëndë. 15 pacientë i janë nënshtruar operacionit deri më tani. Nuk ka ndonjë gjendje serioze në mesin e pacientëve tanë që i janë nënshtruar kësaj ndërhyrje”, tha Ministri turk i Shëndetësisë.

Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten e 30 tetorit Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit.

Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.

Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre.

Në ishullin Samos humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!