Përhapja e koronavirusit në radhët e uniformave blu nuk ka të ndalur në Kukës.
Vetëm sot burime të abcnews.al raportojnë për 5 policë të komisariatit të këtij qyteti të infektuar nga virusi i ri.
Ndërsa i prekuri i 6 është vëllai i efektivit të konfirmuar ditën e premte.
Sipas të dhënave numri i policëve të komisariatit të Kukësit me COVID-19 shkon në 6 duke e kthyer këtë institucion publik në zonë të kuqe.
Bashkë me këto raste në total Kukësi rezulton me 17 të infektuar.
Në këtë situatë shqetësuese njësia vendore e kujdesit shëndetësor ka marrë tampone dhe familjarëve të 5 policëve të infektuar dhe personave të tjetë të kontaktit. /abcnews.al