Shkon në 55 numri i të vdekurve të identifikuar në Greqi, 2 mostra të ADN-së nuk përputhen me ato të trupave

schedule14:43 - 4 Mars, 2023

schedule 14:43 - 4 Mars, 2023

Është identifikuar edhe një person i vdekur nga ekzaminimi i mostrave në laboratorët e mjekësisë ligjore, duke e çuar në 55 numrin total të viktimave të identifikuara nga aksidenti tragjik i trenit në Tempi të Greqisë, bën me dije Policia.

Kujtojmë se numri total i të vdekurve të konfirmuar deri më tani është 57. Sipas raportimeve të fundit nga Shtabi i Ushtrisë Greke, janë edhe dy mostra të materialit biologjik të dhëna nga familjarët, të cilat nuk përputhen me ato të të vdekurve. Ka mundësi që kjo të ndryshojë numrin përfundimtar të viktimave, por ende nuk kanë përfunduar procedurat e hetimit laboratorik, pasi një tjetër mostër është dërguar nga vendi i aksidentit nga Zjarrfikësja.

Konkretisht, siç u bë e ditur nga Zjarrfikësja, bëhet fjalë për një gjymtyrë njeriu që është zbuluar gjatë lëvizjes së motorit të trenit komercial mbrëmë. Nga Komisariati i Policisë njoftuan gjithashtu se hetimet në vendngjarje janë në fazën përfundimtare, me largimin e dy motorëve, të cilët u vonua dje për shkak të reshjeve të shiut dhe do të pasohet nga “skanimi” i fundit në një zonë të përafërsisht 500 metra katrorë. Menjëherë më pas do të shpallet përfundimi i hetimeve, mundësisht deri pasditen e sotme, pa rrethana të paparashikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!