Më shumë se 31 milion persona në të gjithë botën rezultojnë të jenë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.
Sipas të dhënave të pasqyruara në Worldometer, nga totali i të infektuarve 22,6 milion persona e kanë fituar betejën me sëmundjen, shkruan abcnews.al
Ndërsa, 962,229 të tjerë nuk kanë mundur të mbijetojnë.
SHBA kryeson listën si vendi më i prekur nga pandemia ndërsa numëron rreth 7 milion të infektuar si dhe 203,851 viktima.
Ndërsa, vendi i dytë më i prekur është India, ku po regjistrohen shifra rekord të rasteve ditore. Qe nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vendi ka konfirmuar 5.4 milion raste pozitive me Covid-19 ndërsa 86,893 persona e kanë humbur betejën me sëmundjen.
I radhës vjen Brazili ku janë regjistruar 1.1 milion të infektuar dhe 19,418 raste fatale. s.b./abcnews.al/