Një tjetër viktimë është shënuar në Kosovë si pasojë e Covid-19, duke e çuar në 29 numrin e personave që kanë humbur jetën.
Mësohet se viktima kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese. 63-vjeçarja ka ndërruar në Klinikën Infektive, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
“Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, shkruhet në njoftim.


