Ka shkuar në 28 numri i të prekurve nga koronavirusi në Vlorë, me një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit. Sipas ISHP-së, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 7 raste të reja, të cilat janë kryesisht në lagjen “Partizani” të qytetit.
Siç mëson abcnews.al, ISHP është duke hetuar në lidhje me mënyrën se si janë duke u infektuar rastet e reja me koronavirus në qytet.
Gjatë 24 orëve të fundit ISHP konfirmoi 82 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1 672 numrin total të të prekurve që prej fillimit të Pandemisë. /abcnews.al

