Shkon në 259 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 32 prej tyre personel shëndetësor

schedule14:27 - 1 Prill, 2020

schedule 14:27 - 1 Prill, 2020

16 raste të reja ndër 152 persona të dyshuar  për koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Kjo e çon numrin e të prekurve me COVID 19 në vend në 259 persona.

Mosha mesatare e tyre sipas Ministrisë së Shëndetësisë  është 50 vjeç dhe 32 raste pozitiv me koronavirus i përkasin personelit shëndetësor.

Autoritetet e shëndetësisë kanë njoftuar këtë të mërkurë edhe për 5 mjekë dhe infermierë të shëruar.

Shkon kështu në 13 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës.

Deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Harta e të prekurve nga koronavirusi është zgjeruar në Tiranë, qyteti qe ka dhe numrin më të madh të personave të identifikuar me 140 raste, në Durrës, Kavajë dhe Korçë.

Aktualisht në  shërbimin infektiv po trajtohen  79 pacientë. 7  janë në terapi intensive ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” numri i pacientëve mbetet i pandryshuar. Aty vijon të marrë trajtim 18 vjeçarja nga Lezha me koronavirus që u operua pak ditë më parë.

Ndërkohë numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në  15.

Por rritje ka regjistruar dhe numri i personave të shëruar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar që e çojnë numrin në total në 67 persona.

TABELA

– Tiranë         140 raste

– Durrës          29 raste

– Lushnje        4 raste

– Elbasan         5 raste

– Fier               23 raste

– Kavajë          5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë            16 raste

– Vlorë            5 raste

– Shkodër        8 raste

– Lezhë            5 raste

– Berat            1 rast

– Has              2 raste

– Krujë            5 raste

-Tropojë        4 raste

– Pukë              3 raste

– Mirditë         2 raste

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!