Shkon në 25 numri i viktimave nga sulmi në stacionin e trenit në Ukrainë, mes tyre 2 fëmijë

schedule09:39 - 25 Gusht, 2022

schedule 09:39 - 25 Gusht, 2022

Numri i të vdekurve nga një sulm rus të mërkurën në një stacion treni në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës ka shkuar në 25, sipas zyrtarëve ukrainas. Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit tha se kishin përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në stacionin në fshatin Chaplyne, shkruan CNN.

“25  njerëz vdiqën, duke përfshirë dy fëmijë të moshës 6 dhe 11 vjeç.

Sulmi ishte një nga disa sulme e shumta ruse të mërkurën, ndërsa vendi shënoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, thanë zyrtarët. Yuri Sak, një këshilltar i ministrit ukrainas të mbrojtjes, Oleksii Reznikov, tha për CNN se Rusia kreu “sulme me raketa në të gjithë territorin ukrainas”.

“Në qytetet e tjera të mëdha të Ukrainës, madje edhe ato që janë larg fushës së betejës, ka pasur shpërthime, ka pasur sulme me raketa”, tha Sak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!