Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Durrës një natë më parë. Mësohet se sot ka ndërruar jetë në spital 13-vjeçari.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, ku një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., përplasi përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K., 15 vjeç.
15-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, ndërsa i mituri tjetër D.H u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. g.v/abcnews.al