Ka shkuar në 100 numri i viktimave pas tornadove shkatërrimtare që kanë përfshirë Kentucky në SHBA.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes jetëve të humbura nga kjo stuhi ka ndodhur dhe mrekulli ku 2 fëmijë të cilët ishin brenda një vaske ja kanë dalë të shpëtojnë.
Dy fëmijët e zhdukur janë gjetur në vaskën që tornadoja e shkuli nga tualeti, duke e hedhur në një vend krejt tjetër larg banesës.
Për çudi, fëmijët kishin shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, e pas ekzaminimit mjekësor i janë rikthyer nënës dhe babait të tyre. Ngjarja ka ndodhur në Hopkins County në Kentucky, ku erërat lëvizën edhe trenin me 27 vagonë, duke e nxjerrë nga binarët dhe si pasojë përfundoi mbi shtëpi.
Pamjet nga terreni shfaqin makina të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm./abcnews.al