Aktori i njohur, Donald Veshaj ka reaguar lidhur me tragjedinë e Himarës, ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.
Përmes një video të postuar në Instagram, ai i ka bërë thirrje qeverisë të ndërtoi ngritjen e një sistemi për mjetet ujore.
Sipas Donaldit, askush nuk mendon për turizmin pasi të gjithë duan leje ndërtimi për tokat që të hapin hotele.
“Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues? Pse nuk funksionon te ne turizmi? Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e hoteleve ndërtimit ne jug, tokat. Kush do ta marrë këtë tokën këtu? Se shkon 300 euro nata e hotelit. Pse është Jugu bosh?”, thotë ndër të tjera aktori.
@abcnews_al #DONALD #donaldveshaj #TRAGJEDI #tragjedia #SARANDE #VLORA #VLORE #AKSIDENT ♬ original sound – Abc News Albania
Kujtojmë që Donaldi është nga Vlora dhe gjatë periudhës që ka qendruar në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka folur herë pas here për bukuritë e Jugut, duke e konsideruar si perlën e Shqipërisë./abcnews.al