Shkollat, 1.2 miliardë lekë në 2024/ Manastirliu në Kukës: Këtu kemi rikonstruktuar 5 godina!

schedule17:35 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 17:35 - 16 Dhjetor, 2023

Rreth 1.2 miliardë lekë ka parashikuar qeveria të investojë për rindërtimin dhe rehabilitimin e shkollave vitin që vjen. Në Bicajt të Kukësit ministrja e Arsimit pa punimet që po kryhen në shkollën e mesme “Bajram Abdiu”.

 “Shkolla ‘Bajram Abdiu’ në Bicaj të Kukësit është një prej shkollave që ne po rehabilitojmë në kuadër të programit të qeverisë për investimet në shkolla së bashku me bashkinë. Për 2024 janë 1.2 miliard lekë të parashikuara për rindërtimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e shkollave në të gjithë vendin”.

Në Kukës bashkë më këtë gjimnaz janë pesë shkolla të rikonstruktuara.

Më herët ministrja e Arsimit Manastirlilu dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Kukës Pandeli Majko morën pjese dhe në ceremoninë e hapjes së gjimnazit “Havzi Nela”  që pas rikonstruksionit  ofron mjedise për mbi 1 mijë mësues dhe nxënës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!