Shkolla në Papër ngjitur me rrugën/ Familjarët të alarmuar: Fëmijët janë në rrezik, të merren masa

schedule11:25 - 30 Nëntor, 2023

schedule 11:25 - 30 Nëntor, 2023

ELBASAN– Shkolla e mesme e bashkuar “Fiqiri Balteza” në Papër të Elbasanit është ngjitur me rrugën kryesore Elbasan-Rrogozhinë dhe ky aks ka lëvizje të shumta, çka tregon se rreziku për nxënësit është shumë i lartë.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi sjell këtë shqetësim të banorëve, të cilët bëjnë apel për ndihmë, pasi në rrugë nuk ka asnjë mbikalim që t’ju vijë në ndihmë.

Ata thonë se fëmijët e tyre janë në rrezik dhe në këto kushte kërkojnë të merren masa të menjëhershme nga autoritetet.

“U bënë disa vite, që prindërit, por edhe mësuesit e shkollës e kanë ngritur si shqetësim daljen e fëmijëve në aksin nacional Elbasan-Peqin. Menjëherë sapo mbarojnë mësimin apo gjatë kohës që futen në mësim duhet të kalojnë në aksin kryesor që ndodhet para shkollës së tyre”, raporton gazetarja Skënderi.

Gazetarja Skënderi shton më tej se në këtë aks rrugor nuk kanë munguar raste e aksidenteve/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!