Kërkova e Vlorës ka 108 nxënës, por vetëm 20 prej tyre frekuentojnë shkollën e fshatit.
Të tjerët shkojnë në shkollat e Vlorës. Shkak është bërë amortizimi i godinës.
“Rikonstruksioni i fundit u krye 20 vjet më parë pra në vitin 2002. “
Por atë e financoi një organizatë jofitimprurëse.
Prindërit e tyre kërkojnë që shkolla të restaurohet sa më parë pasi nuk kanë mundësi ti shkollojnë fëmijët në Vlorë.
“Shkolla nuk është në gjendje të mësojnë fëmijët, tani është pak ngrohtë po në dimër dhe gazin e blemë vetë. Ka 20 vjet kështu. S’ka shtet s’I mund ti lësh fëmijët kështu?”
“Janë bërë restaurime sipërfaqësore. S’ka as banjo gjëja më minimale.”
“Në kohën time shkolla ishte ta puthje.”
Disa riparime thonë se i kanë kryer privatsht.
“Një vit saldova e porta e kangjëllat vullnetarisht.”
Drejtori i shkollës, Saimir Xhaferraj sqaron se ka kërkuar disa herë në bashki që shkolla të rikonstruktohet dhe mësimi të zhvillohet në kushte normale.
“Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme në bashki, na kanë premtuar se do lëvrohen fonde.”
Ky fshat 12 km nga Vlora si shumë të tjerë në vendin tonë, vitet e fundit është braktisur masivisht. Nga 760 banorë që ka pasur vite më pare, aktualisht kanë mbetur 430./Abcnews.al/