“Angazhohen mësuesit në pension”, Rama në Berat: Të kontriubojnë me orar të reduktuar

schedule12:21 - 9 Shtator, 2024

schedule 12:21 - 9 Shtator, 2024

Në nisje të një viti të ri shkollor, institucionet kanë gati një plan të ri për sistemin arsimor. Nga një shkollë e re e ndërtuar në Berat, Kryeministri Rama ftoi mësuesit në pension që të anazhohen me orar të reduktuar, në ndihmë të nxënësve në arsimin professional.

“Ne kemi shumë mësues në pension që mund t’i ftojmë që të angazhohen me orar të reduktuar në një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë dhe që është domosdoshmëri për t’i dhënë më shumë dhe shpejt krah të kualifikuar pune tregut”.

Në vijim të reformës së pagave, Shqipëria renditet në krye në sektorin e arsimit,  krahasuar me vendet e tjera të rajonit

“Hap pas hapi drejt Shqipërisë 2030 atë që është e ndjeshme në buxhetin familja të mësuesve që sot e kanë pagën mesatare 950 euro, një pagë tanimë në nivelin e vendeve më të përparuara të rajonit, dhe e cila krijon premisa për të kërkuar më shumë nga vetja mësuesit dhe ne nga ata”.

Por, hapësirë të veçantë në këtë vit të ri shkollor do të ketë  për sigurinë në shkolla.

“Në një projekt ku ne do të bëjmë një kapërcim në monitorimin e rrugëve, hapësirave dhe është përfshirë dhe monitorimi në shkollë, që do t’i jap mundësinë fëmijëve, prindërve, që gjithsecili të ndihet shumë i qetë. Është një projekt kundër bullizmit, kopjeve dhe kundër kthimit të kurrizit nga ndonjë mësues e me radhë”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit theksoi po ashtu rëndësinë e teknologjisë në procesin e mësimdhënies.

Një nga prioritet e qeverisë është mbrotja e Gjuhës Shqipe. 50 mijë nxënës të arsimit parauniversitar ulen sot në bankat e shkollës për të nisur rrugëtimin në 1725 shkolla në të gjithë vendin./abcnews.al