“Shkoj pa mbathje në emision, jam puthur me vajza”, moderatorja sportive flet hapur

schedule13:58 - 25 Maj, 2020

schedule 13:58 - 25 Maj, 2020

Vitet e fundit janë shtuar moderatoret sportive femra dhe Lei Kraja është njëra prej tyre. Shkodrania e Supersport, ka dhënë një rrëfim interesant, duke folur troç rreth raporteve me futbollistë të ndryshëm.

Në prononcimin e dhënë për “Why Not”, Kraja zbulon edhe një detaj tjetër. Nuk janë të pakta rastet që shkon në emision pa veshje të brendshme, pasi nuk i shkojnë mirë me fustanin.

Unë vetëm me çuna rri. Vetëm me futbollistë për shkak të punës, gazetarët që punoj. Deri tani nuk kam pasur asgjë më shumë se shoqëri me një futbollist. Më kanë ngacmuar futbollistët shqiptarë dhe unë kam flirtuar, mos të gënjej, është gjë normale. Futbollistët janë të bukur, të suksesshëm, të mirë, por s’kam pasur gjë më shumë.

Tipin e kam flirtues, meqë jam gaforre nuk e di çfarë dua. Në Shqipëri meqë merremi me fjalë nuk dua ta bëj publike një lidhje. Besoj shumë tek syri i keq. Mund të jemi puthur pa dashje. Po bëjë një selfie me një shoqe, doja ta puthja në faqe dhe ajo gjithashtu, kur u kthyem u puthëm në buzë. E kemi dhe foto.

Shpeshherë e bëj në emision, që kur dal dhe kam një fustan të ngjitur pas trupit, nuk mund t’i veshësh ato mbathjet. Nuk mund t’i veshësh. Kur erdha këtu ishte ai paragjykimi që kjo nuk di të flasë. Po ja ku jam tani, megjithëse kam nevojë që të përmirësohem.

Te SS jemi një familje e madhe dhe nuk më ngacmojnë. Ishte gallatë se kur erdha këtu të gjithë çunat atje filluan: “Ooo”. Po tani më kanë atje dhe nuk po i bëj më përshtypje, asnjë kompliment nuk marr më“, përfundon Kraja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!