Shkoi të lahej me familjen, humb jetën në lumin Buna 13 vjeçarja

schedule16:04 - 27 Korrik, 2021

schedule 16:04 - 27 Korrik, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Shkodër ku është mbytur në ujërat e lumit Buna një 13 vjeçare.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se e mitura me iniciale Z.L. është mbytur në lumin Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit.

Ndërkohë mësohet se 13 vjeçarja ka qenë duke u larë me familjarët e saj kur ka humbur jetën në lumin Buna.

Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al