Një 32-vjeçar në Durrës shkoi të peshkonte më disa miq të tij dhe nuk u kthye më. Siç raportoi edhe gazetari i ABC Leonidha Musai bëhet fjalë për Silvi Priftin, i cili kishte dalë për të gjuajtur oktapodë duke u zhytur në thellësi.
Xhaxhai i tij, duke folur për ABC, tha se nipi i tij kishte shkuar më thellë se bashkëmoshatarët dhe më pas nuk u pa më.
Petrit Prifti kishte një thirrje për kryeministrin Rdi Rama: “Do t’i bëja thirrje Edi Ramës. Nipi i shokut të babës së tij është në det. Të bëjmë të pamundurën ta gjejmë trupin. Ka vonesa, ka burokracira. Zvarritje. Nuk kanë ardhur në kohë. Na u premtua që do nisë kërkimi në 5 e gjys.”
Po ashtu, zoti Prifti tha se edhe gjatë mbrëmjes pati kërkime, por trupi i tij nuk u gjet.
“Ka dy prindër të varfër, deti është i vështirë, të sposton,” u shpreh duke mos i mbajtur dot lotët xhaxhai i Silvit.
Tashmë kanë kaluar thuajse 24 orë nga zhdukja e 32-vjeçarit, dhe trupi i tij nuk është gjendur ende. s.b/abcnews.al/