Shkoi me plagë në spital, zbulohet si u plagos i riu në Korçë, arrestohet bashkë me shokun

schedule09:44 - 12 Maj, 2021

schedule 09:44 - 12 Maj, 2021

Marsel Rusi 33-vjeçari që u vetëplagos një natë më parë në Korçë është arrestuar nga policia bashkë me shokun e tij Andi Adri, 32 vjeç, banues në Pogradec. Sipas uniformave blu ata kanë tentuar të shtrembërojnë ngjarjen duke dhënë deklarime të rreme.

Burime bëjnë me dije për ABC se Adri e ka çuar në spital 33-vjeçarin duke i kërkuar të thotë se e ka plagosur dikush tjetër, por nga hetimet ka rezultuar se ai është vetëplagosur.

“Arrestohen në flagrancë për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shoku i tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!