33-vjeçari shkon në spital me një plumb në fundshpinë, policia: Mund të jetë vetëplagosur

schedule22:51 - 11 Maj, 2021

schedule 22:51 - 11 Maj, 2021

Korçë – Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se i plagosuri është  Marsel Rusi, rreth 33 vjeç.

Sipas policisë rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, 33-vjeçari ka shkuar për ndihmë mjekësore i dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Marsel Rusi, mund të jetë vetëplagosur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/