Shkoi me Ferrari në votime, Hasani nuk pajtohet me humbjen: Këta ta marrin dheun ndër këmbë

schedule09:04 - 18 Tetor, 2021

schedule 09:04 - 18 Tetor, 2021

Kandidati i NISMA-s Socialdemokrate për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani, nuk është “pajtuar” me rezultatin zgjedhor.

“Këta ta marrin dheun ndër këmbë”, ishte një shkrim i tij i bërë mbrëmë pas publikimit të rezultateve preliminare.

Hasani po ashtu tha se do të kërkojë “rinumërimin” e votave.

“Unë nuk pajtohem me këtë rezultat. Koka shkru me kërku rinumërim”.

Xhemajl Hasani, ishte bërë i njohur me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Ai pati deklaruar se “vozitë një makinë modeste të tipit Ferrari”. Ndërkohë pikërish këtë makinë e përdori edhe për të shkuar në qendrën e votimit. /GazetaExpress