Shkodrës do t’i rikthehet sahati.
Është një nga simbolikat e qytetit, e vendosur në një pallat 6 katësh, në një kullë të vogël, por prej vitesh nuk funksiononte.
Ka qënë një iniciativë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci i cili ka kërkuar që kjo vepër të rivihej në funksion ndërkohë që gjatë verifikimit është gjetur edhe mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare.
Mekanizmi ishte ruajtur nga familja shkodrane, Kurraj për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit.
Orëndreqësit dhe restauratorët kanë nisur punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mekanizmit.
Mekanizmi do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit ndersa po punohet per rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend.