Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shkodrës do t’i rikthehet “Sahati”, nuk funksiononte prej më shumë se 30 vitesh

schedule20:34 - 9 Mars, 2024

schedule 20:34 - 9 Mars, 2024

Të gjithë e njohin, madje edhe toponimin e ka “tek Sahati”, por ka 30 vite që nuk është në funksion. Tashmë falë edhe këmbënguljes së Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, ora e qytetit do vihet në funksion. Me ndryshimin e sistemit dhe me nisjen e tranzicionit sahati i Shkodrës u nxor jashtë funksionit, por mekanizimi i tij është ruajtur falë familjes Skurraj.

Suzana Skurraj shprehet se kurdisja është bërë nga Naim Kotrri. Restauratori Petrit Bilali thotë se ka qenë kryetari i bashkisë Benet Beci që ka kërkuar të restaurohej mekanizmi.

Restauratori Bilali bëri pastrimin e mekanizmit të tij, ndërsa me ndihmën e orëndreqësit Besnik Sahatçia dhe mirëmbajtësit Ermir Dibra po punohet për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend.



Sahati është pjesë e identiteti të metropolit të veriut. Ai ndodhet në lagjen “Rus i vogël”, qe nga vendasit njihet edhe si lagjja e sahatit, e tashmë kjo nuk do të jetë vetëm në kujtesën e më të vjetërve.

Mekanizmi do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit ndersa po punohet për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend, në kullën e vogël ngritur enkas mbi pallatin 6 katësh në qendër të qytetit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!