Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodranët forcojnë pozitat në vendin e parë të Superligës/ Kuqeblutë mundën minimalisht Teutën 1-0 në “Loro Boriçi”

schedule11:06 - 13 Prill, 2026

schedule 11:06 - 13 Prill, 2026

Titulli nuk është fituar ende, por duket më pranë. Edhe pse Superliga shqiptare vazhdon ta ketë një fazë të tretë, një plej of mes katër ekipeve të vendeve të para, sërish formula është e tillë që I jep më shumë shanse Vllaznisë.

Skuadra nga Shkodra u shkëput në 5 pikë nga Egnatia e vendit të dytë me fitoren 1-0 ndaj Teutës, duke përfituar edhe nga disfata e kampionëve në kryeqytet me Tiranën. Nëse vazhdon me këtë ritëm, as përgjysmimi i pikëve në plej of nuk do të mjaftoi që Vllaznisë t’i mohohet titulli i parë që nga viti 2001.

Në “Loro Boriçi”, ku kishte tifozë, por jo aq shumë, mjaftoi goli i shënuar nga Kevin Dodaj në fundin e pjesës së parë, saktësisht në 43’. Natyrisht, në këtë fitore ndikoi mjaft edhe kartoni i kuq i marrë nga Jazxhi i Teutës në 65’, që I la miqtë me 10 futbollistë për 25 minuta pa llogaritur shtesat.



Skuadra e trajnerit Edi Martini u tregua pragmatike duke mbrojtur fitoren duke mos qenë ndoshta në ditën më të mirë, edhe për shkak të ngarkesës së ndeshjes së Kupës në mesjavë.

Sërish, shkodranët patën pretendime për penallti, ndonëse në të dyja rastet ato u hodhën poshtë nga gjyqtari kryesor. Vllaznia kryeson Superligën me 59 pikë ndaj 54 të Egnatias, ndonëse Elbasani mund të afrohet në 56 nëse fiton sot në fushën e tij ndaj Partizanit, në sfidën e orës 19:00. Deri në përfundim të sezonit të rregullt të kampionatit mbeten edhe 5 javë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!