Shkodra voton kryetarin e bashkisë/ Në garë Benet Beci i Partisë Socialiste dhe Bardh Spahia i “Bashkë Fitojmë”

schedule08:08 - 14 Maj, 2023

schedule 08:08 - 14 Maj, 2023

Qarku Shkodër është ndër qarqet më të mëdha në vend si territor ku të drejtë vote kanë 265 mije e 287 shtetas.

I ndarë në 5 bashki ku më e madhja është bashkia Shkodër e cila ka gjithsej 10 njësi administrative. Në garë për kryetar Bashkie janë Benet Beci i Partisë Socialiste dhe Bardh Spahia “Bashkë Fitojmë”.

Bashkia e Shkodrës ka gjithsej 159 mije e 31 votues të shpërndarë në 248 qëndra votimi, ku numrin më të madh votuesish e ka qyteti i Shkodres me 95 mije 817 votues, ndërsa 10 njësitë administrative të Bashkisë Shkodër në 107 qëndra votimi të drejtë vote kanë 72 mije e 126 votues.

Në Bashkin Malësi e Madhe për në garë janë kryebashkiaku aktual Tonin Marinaj i PS dhe Isa Ramaj i “Bashkë Fitojmë”. Në 72 qëndra votimi të kësaj bashkie të drejtë vote kanë 45806 votues.
Vau i Dejes është e vetmja bashki ne qarkun Shkodër ku për postin e kryetarit të bashkisë janë tre kandidat dhe e vetmja bashki ku nuk ka rikandidim te kryebashkiakut aktual. Në 53 qendra votimi 39 mije e 978 votues do zgjedhin mes Kristian Shkreli i PS-së Klometina Drini të PD-së, dhe Zef Hilës së “Bashkë Fitojmë”.

Bashkia Pukë në 21 qëndra votimi të drejtë vote kanë 11 mije e 627 shtetas Gjon Gjonaj i PS-së rikandidon për një mandat të tretë, ku sërish përballë ka rivalin e tij të 2015-es Rrok Dodaj i cili këtë radhë kandidon nën siglen e ” Bashkë Fitojmë”.

Bashkia Fushë Arrëz është më e vogla në qarkun Shkodër me 16 qëndra votimi dhe me të drejtë vote 8 mije e 845 shtetas. Fran Tuci i PS-së i cili është zgjedhur në 2015 kryetar bashkie rikandidon për një mandat të tretë përball Hilë Curri te ” Bashkë Fitojmë”.