Nëntë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Shkodër.
Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se nga 37 tamponët e bërë një ditë më parë, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Ndër të tjera ai bën me dije se dy nga rastet e reja janë personel nga Poliklinika, një nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore dhe pjesa tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme.
Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër është 149 persona./abcnews.al