Shkodra “vatër e frikshme”, mes të infektuarve 2 infermierë

schedule11:38 - 13 Prill, 2020

schedule 11:38 - 13 Prill, 2020

Vetëm 24 orët e fundit në Shkodër janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus. Kryeqendra e veriut vijon të jetë vatër e nxehtë e Covid-19, ku numri aktual i të prekurve është 70.

Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se nga rastet e reja janë dy infermierë të infektuar. Po ashtu janë tre pacientë në reanimacion që kanë rezultuar pozitiv si dhe një tjetër pacient tjetër në dializë.

Po ashtu burime bëjnë të ditur se një efektivi i sigurisë në postën e Velipojës ka rezultuar i infektuar.

Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 23 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në total në 467 numrin e të prekurve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!