“Shkodra shkretëtirë kur luan Vllaznia”, Hasani: Turp për arbitrin, jo se na mundi Laçi

schedule23:37 - 8 Shkurt, 2021

schedule 23:37 - 8 Shkurt, 2021

Alban Hasani, ish-qendërmbrojtësi i cili është edhe pjesë drejtuese e akademisë Vllaznia, sonte ndan me ndjekësit e emisionit “Pressing”ABC mendimet e tij në lidhje me ecurinë e ekipit shkodran, sfidën e fundit me Laçin dhe flet edhe për tema të tjera.

Në karrierën si futbollist ai ka dhënë kontribut edhe te Teuta e Laçi, klube me të cilat ende ruan lidhje.  “Mendoj se është kampionati më i bukur në vitet e fundit, është Vllaznia në krye, ekipi më i vjetër dhe më i mirë.

Ditën e ndeshjes Shkodra është shkretëtirë. Ose ndonjë kollovar, ose ndonjë që shëtit qenin, kur luan Vllaznia nuk është para televizorit”, tha Hasani fillimisht në bisedën me gazetarin dhe moderatorin Gerti Çarçani.

“Humbja me Laçin? Ka ndodh diçka që nuk e kemi pritur, do ishim të kënaqur me katërshen e parë. Kjo Vllazni është jashtë parashikimeve. Ka futbollistë mesatarë, por bën lojën më të bukur. Kushdo që e sheh Vllaznia kënaqet. Nuk na kënaqur humbja, por shtypi. Atje kanë 20 vite që presin titullin. Ka media që kanë dëshirë ta shohin kampion, disa ta fusin presion.

Ky është mendim personal. Ideja është se jemi në presion të madh, ka 10 vite. Është si një çift që pret 10 vite të bëjë një fëmijë dhe i thotë doktorë që do lindin. Me qenë në kupat e Europës është maksimumi, por duke parë situatën e krijuar, ku Laçi e Teuta u bënë gabime. Nuk është turp të të mundë Laçi, por është turp për arbitrin që nuk i dha të kuq Shehit.

Ne jemi ekip vrulli, grup, ekip partizanësh. Ka rënë pak vrulli, kanë shumë presion. Çdo gjë në Shkodër sot lidhet futbolli. Pas COVID vjen futbolli, nuk ka politikë. Pas humbjes me Laçin zi totale. Një njeri pyeti sa u nda Vllaznia dje dhe të gjithë kthyen kokën të habitur. Vllaznia e futbolli është jeta jonë. Kombinimi Plori-Brdaric është fantastik”, tha mes të tjerash Hasani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!