Shkodra në “Radari Informativ”: Shtimi i informalitetit vjen si pasojë e krizës

schedule19:27 - 5 Prill, 2022

schedule 19:27 - 5 Prill, 2022

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Arben Shkodra, i ftuar në “radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet sot ekonomia shqiptare, por edhe shtimi i parasë që qarkullin jashtë sistemit bankar.

Shkodra tha se shtimi i informalitetit jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend të botës ndodh gjatë periudhës së krizave.

Gjithashtu ai theksoi se ajo që vihet re në Shqipëri është shtimi i parasë që qarkullon nga bota e krimit.

Është ekonomia informale, e cila ndahet në ekonomi informale gri, persona që nuk janë të inkriminuar, kemi shprehur shqetësimin për tregtinë informale, ku qeveria duhet të ketë një strategji, pasi ato funksionojnë në kohë krizash. Ky është viti i tretë i krizave, për këtë arsye mendoj se jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend të botës ka një tendencë për informalitetin. Ne mund të themi që ekonomia informale, që janë para që qarkullojnë në ekonomi por nuk dedektohen nga ekonomia vijnë nga kriminaliteti. Kemi një prezencë të shtuar të parave që vijnë nga kriminaliteti, e gjithë kjo para nuk është formale, është mungesë në arkat e shtetit. Ka mekanizma, un nuk jam ekspert i asaj pjese. Por ajo që vëmë re është ndoshta dhe ajo që lançoi kryeministri, që le të themi të legalizojmë paranë nga diaspora që është vendosura nga mënyra të caktuara. Sa herë që shteti hedh një mënyrë për të legalizuar atëherë prezenca e parasë informale është më e dukshme”, tha Shkodra.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!