Shkodra në “luftë” me zjarret, disa lagje rrezikojnë të digjen

schedule16:35 - 8 Gusht, 2022

schedule 16:35 - 8 Gusht, 2022

Zjarret e mëdha kanë përfshira disa zona në Shkodër. Gazetari i Abc, Simon Shkreli, thekson se aktualisht janë 3 vatra aktive.

Sipas tij në fshatin Bardhaj është një vatër e madhe zjarri e cila po përhapet me shpejtësi.

Ndërkohë që në Bërdicë një lagje rrezikon të digjet, gjithashtu nga flakët rrezikohen edhe banesat në lagjen Masmalaj.

Aktualisht në vendgjarje ndodhet vetëm një mjet zjarrfikëse, i cili e ka thuajse të pamundur që të neutralizojë zjarret.

Gjithashtu një tjetër vatër zjarri është shfaqur edhe në Velipojë.

/Abcnews.al/