Vllaznia kërkon të kalojë të enjten në turin e dytë të Conference League dhe për këtë duhet të përmbysë humbjen e parë të pësuar në transfertë me Siroki Brijeg me rezultatin 1-3.
Në kampin kuqeblu janë të karikuar edhe prej gjykimit në ndeshjen e parë, ndërkohë që në stadiumin “Loro Boricci” pritet të jenë rreth 5 mijë tifozë.
Biletat për duelin që nis prej orës 21:00 kanë dalë në shitje dhe në biletarinë pranë sportelit te stadiumi “Loro Boriçi” radhët kanë qenë të mëdha një ditë më parë.
Klubi shkodran ka njoftuar ditën e sotme se biletat mund të blihen edhe online: “Të nderuar tifozë të Vllaznisë! Ju që ende nuk keni siguruar një biletë për ndeshjen e datës 15 korrik ndaj NK Siroki Brijeg, mund ta gjeni atë sërish pranë sporteleve të stadiumit “Loro Boriçi’ por edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm”.
KU MUND TË BLINI BILETAT E NDESHJES VLLAZNIA-SIROKI BRIJEG ONLINE