Shkodra e para 100 viteve vjen e pasqyruar në veprat e Shuk Gurakuqit ish ministrit të Financave në qeverinë e Mustafa Krujës dhe romanit të Cuk Simonit “ Jetë Shkodrane”. Veprat e botuara nga”Berk” nën kujdesin e studiuesit Ardian Ndreca përcjellin atmosferën politike të kohës.
“Memoria këtu ndërthuret edhe sublimohet, dimensioni privat me atë kolektiv. Këtu shfaqet historia e Shkodres, integriteti territorial 1913 dhe më pas fillimi i luftës së parë botërore dhe disa detaje mbi fillesta e institucioneve ,si për shembull themelimi i policisë, si ka funksionuar dogana”, tha Ndreca.
Ndërkohë që Cuk Simoni sjell doket e zakonet e qytetit në romanin “ Jetë Shkodrane”. Përmes kryepersonazhit Maris vijnë element feministe , ku Simoni thur ëndërrat .
“Ka përshkrime të detajura të dasmës, mortit dhe ceremonive të pagëzimit apo celebrimin e festave fetare. Në këtë libër vijnë qartë edhe forma e të jetuarit në një familje dhe krijimi i raporteve familjare”, u shpreh Simoni.
Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit tonë. /abcnews.al/