Shkodra “bomb” rastesh me Covid-19, qytetarët të frikësuar, më të vëmendshëm ndaj masave

schedule14:58 - 16 Prill, 2020

schedule 14:58 - 16 Prill, 2020

Tregu i vetëm në Shkodër, siç është merkata e Rusit, duket disi i sistemuar dhe nuk ka grumbullimet që kanë qenë më parë. Në hyrje është vendosur edhe deznfektantë. Qytetarët shprehen se rastet e  rritura kanë shtuara frikën.

Tuneli është i vendosur në hyrje të Merkatës.  Qytetarët duhet të qëndrojnë të paktën 3 sekonda brenda tij në mënyrë që procesi I dezinfektimit të kryhet brenda normave.

Në treg lëvizjet janë të më pakta, ndërsa vihet re dhe një distancimin i qytetarëve nga njëri tjetri.

Qytetarët  shprehen se i kanë marrë masat, por janë të detyruar të dalin për të bërë pazaret edhe pse frika është e madhe. Sipas tyre distancimi social është jetik.

Prej disa ditësh në Shkodër kërkohet respektimi në masë i distancimit social dhe përdorimit të masave mbrojtëse gjatë daljeve nga banesat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!