Shkodër, zhduket 15-vjeçari/ U nis për në shkollë, humb kontaktet me familjen

schedule11:56 - 12 Nëntor, 2024

schedule 11:56 - 12 Nëntor, 2024

Një 15-vjeçar nga Postriba në Shkodër ka humbur kontaktet prej dy ditësh me familjen.

Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se i biri 15 vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur. Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës. Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15 vjeçari dhe se përse është larguar. Sipas babait, djali i tij dyshon se është larguar për shkak se ditët e fundit i ka bërtitur që të mos ketë sjellje të keqe, gjë të cilën ia ka shprehur vetëm shokëve dhe jo familjes.

Bibaj thotë se nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij por vetëm e ka këshilluar si çdo prind që te ketë një sjellje të mirë në shoqëri gjë për të cilën dyshon se i biri është irrituar duke vendosur të largohet nga banesa.

Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë. Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e kërkojnë nëna, vëllezërit dhe motra.

“Djalin e kam nisur për shkollë dhe unë kam ikur në punë herët. Nusja më tha nuk ka ardhur akoma dhe unë kam shkuar në polici. I bëj thirrje kush e sheh djalin të më lajmëroi. I them djalit të vijë në shtëpi te nëna dhe baba, ka dy vëllezër dhe motrën që po presin për të”, u shpreh babai me lot në sy.

Ndërkohë, pas këtij denoncimi forcat e policisë të Shkodrës por edhe familja e 15 vjeçarit në Postribë janë vënë në kërkim të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!