Shkodër, zhduken prej 5 ditësh dajë e nip

schedule11:36 - 29 Gusht, 2018

schedule 11:36 - 29 Gusht, 2018

Dajë e nip janë zhdukur në Shkodër.

Gëzim Hysaj, 56 vjeç dhe Agron Mollaj, 47 vjeç, prej disa ditësh nuk gjenden se ku ndodhen.

Bashkëshortja e Gëzim Hysaj Sajmira Hysaj tregon se bashkëshorti i saj datën e 23 Gushtit rreth orës 20:00 u largua nga shtëpia e tij e cila ndodhet në fshatin Myselim të Postribës në Shkodër.

Në foto: Gëzim Hysaj, i zhdukur prej 5 ditësh

Ajo thotë se burri i saj doli në qytet për një kafe me një shok. Dhe nga ai moment nuk u kthye më.

“Në datën 23 Gusht në orën 8 e 20 minuta ka dalë nga shtëpia dhe më ka thënë që jam duke shkuar në qytet të pi kafe se më ka kërkuar një shok. Unë e kam marrë në telefon në 9 e 30 minuta se më ka thënë më merr, do vij me ngrënë darkë si çdo familjar në shtëpi të vet. E kam marrë në telefon. I ka shkuar zilja, por nuk e ka hapur njeri”, tregon Sajmira Hysaj.

Sipas Sajmira Hysës, ata nuk kanë konflikt me askënd. Ndaj kërkon ndihmë nga shteti.

“Jo, jo unë nuk di asgjë. Nuk jam në dijeni të asnjëlloj problematike”, shprehet bashkëshortja e të zhdukurit Gëzim Hysaj.

Policia nga ana e saj ende nuk ka një informacion të saktë për vendndodhjen e Gëzim Hysës dhe nipit të tij Agron Mollës.

Sikurse po shikohet si mundësi hetimi nëse kjo ngjarje është pengmarrje, vrasje apo diçka tjetër ka ndodhur me dy burrat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!