Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e diel në Shkodër, ku u tentua vrasja e një 24-vjeçari me armë zjarri.
Në pranga është vënë një 50-vjeçar, i cili është autori i ngjarjes.
Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas./abcnews.al