Policia e Shkodrës ka arrestuar një 60-vjeçar, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij
Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy punonjës të OSHEE Shkodër, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar shkeljet e konstatuara.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan një 60-vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punonjës të OSHEE, Shkodër, pasi dyshohet se kanë shpërdorur detyrën , duke mos raportuar shkeljen“, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al