SHKODËR- Policia e Shkodrës ka ndaluar një të mitur, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin një 65-vjeçari.
Gjatë përplasjes fizike më të rinjtë, 65-vjeçari ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit./ abcnews.al