E mirë menduar ka qenë vrasja e Punonjësit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër Prekë Tonaj në fshatin Grudë e Re.
“Ti e di që na ke një borxh”, ky ka qenë mesazhi i parë i autorit, pasi ka shkuar i maskuar në tavolinën e lokalit ku ishte ulur 47 vjeçari. Gazetari Simon Shkreli raporton se pasi i ka përcjellë mesazhin dhe i ka thënë emrin e personit për të cilin po e vret, autori e ka qëlluar me kallashnikov Prekë Tonajn, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Objektivi i autorit ka qenë i qartë, pasi që kur ka hyrë në lokal u ka kërkuar personave që ndodheshin të ulur në tavolina të largohen duke thënë se “nuk ka punë me ta”.
Lokali ku u vra Tonaj ndodhet i veçuar dhe jo shumë larg shtëpisë së tij. Babai i 47 vjeçarit, kur ka ndodhur vrasja ishte në Dukagjin. Pasi ka marrë lajmin e vdekjes së djalit të 4 gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Lexo edhe: Mesazh nga autori, si u ekzekutua 47 vjeçari në kafe, në 2011 tentoi të vriste hasmin
Prekë Tonaj është djali i 4 që ka futur në dhe. 3 janë vrarë nga hakmarrja kurse një tjetër ka vdekur për shkaqe natyrale. Pista kryesore për hetimin është hakmarrja. Siç ka raportuar më herët abcnews.al dy vëllezër të Prekë Tonajt janë vrarë në dy episode të veçanta në fillim të viteve 90; njëri në Dukagjin të Shkodrës, tjetri disa vite më pas në burg. 47 vjeçari që mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Grudë te re, në 2011 ishte ndaluar nga policia, së bashku me të atin Ndue Tonaj, asokohe 68 vjeç dhe nje person tjetër. Sipas njoftimit të policisë në atë kohe, ata po planifikonin vrasjen e hasmit të tyre, një pjesëtari të familjes Hasanaj në Shalë të Shkodrës. Por zbulimi dhe parandalimi nga policia bëri që ky atentat të dështonte.
Lexo edhe: Saga e hakmarrjeve nisi pas vrasjes për vota në zgjedhje, detaje nga ekzekutimi në Shkodër
Burime për Abc bëjnë me dije se vrasja e 47 vjeçarit vjen pas disa krimeve të ndodhura mes 3 fiseve. Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg. Në vitin 1996 Ksolla u vra më pas nga Fisi Tonaj. Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj dhe është plagosur babai i tij. Zanafilla e konfliktit ka qenë për çështje votash në zgjedhje, por me pas janë konfliktuar në një urë në Dukagjin ku ka ndodhur edhe vrasja. Dje u vra Prekë Tonaj, ndërsa të dyshuarit kryesor janë fisi Ksolla. 11 vite me pas, Prekë Tonaj qëllohet për vdekje në fshatin e tij.
/abcnews.al