Shkodër/ Tentoi të transportonte 5 emigrantë të paligjshëm me automjet, arrestohet 19 vjeçari nga Podgorica

schedule12:09 - 30 Mars, 2024

schedule 12:09 - 30 Mars, 2024

Një 19 vjeçar, banues në Podgoricë, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi tentoi që të kalonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.

Sipas policisë, Tajson Boneshta u kap në flagrancë në qytetin e Shkodrës teksa po transportonte emigrantët nga vendet e treta me automjetin tip “Volkswagen Polo”.

19-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve transportimin drejt Bashkimit Evropian kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 celular./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!